Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se me tërë po vazhdojmë luftën kundër pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Ai në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, shtoi se institucione kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të kryer vaksinimin.
Sipas tij, Kosova ka qenë shembull se si duhet të menaxhohet me pandeminë, duke kërkuar vigjilencë maksimale në respektim të masave.
“Edhe më tej vazhdojmë të jemi të angazhuar me partneret tanë. Qeveria për vitin 2021 ka paraparë 40 milionë euro për vaksina duke shtuar edhe 10 milionë të tjera”.
“Kemi arritur të ngrisim kapacitete si kurrë me parë duke filluar nga pajisjet, shtretërit. Ne kemi bërë më shumë se çdo shtet i rajonit. Kemi qenë dhe mbetemi shembull i pandemisë”.
“Kemi arritur më shumë se ata që na kritikonin. Edhe sot ritheksojmë nevojën që të vazhdojmë me zbatim të plotë për ta luftuar virusin. Këto ditë duhet ta rrisim vigjilencën maksimum”, tha Zemaj.
“Mbikëqyrja e masave dhe shtabet rajonale është e nevojshme sepse grumbullimi i qytetarëve ka tejkaluar numrin. Ne do të vazhdojmë me masat në fuqi dhe sipas nevojës do të kemi edhe masa tjera”.