Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka biseduar me stafin menaxhues dhe personelin shëndetësorë se si të ecin tutje në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur.
Ai zotohet se institucionet do të jenë afër në çdo kohë, ndërsa ka bërë të ditur se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj.
Postimi i Zemajt:
Klinika infektive pranë QKUK-së është duke punuar me kapacitetet të plota.
Bashkë me ushtruesin e detyrës të drejtorit të SSHKUK-së, dr.Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha por edhe me stafin menaxhues, biseduam si të ecim tutje, në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur.
Duke inkurajuar personelin shëndetësorë në përgjithësi por të Klinikës Infektive në veçanti dhe me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale, përveç stafit aktual ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.
Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë, vlen të ceket se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj, po që përkrahja financiare për mantil bardhët do të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm.