Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në Klinikën Infektive është bërë trajtimi i parë me plazmën konvalescente.
Ai ka thënë se edhe dy pacientë të tjerë i janë nënshtruar trajtimit me këtë plazmë.
Postimi i plotë i tij:
Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.
Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive.
Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë.
Jemi bërë shumbull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë.