Zemaj: Koalicioni po përshpejton disa çështje në kundërshtim me Kushtetutën

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 16:01 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se si grup parlamentar kanë kundërshtuar që seanca e Kuvendit të jetë të shtunën për arsye të ndryshme, sipas tij, agjenda e kushtëzuar e këtij koalicioni qeverisës është me tendenca zgjerimi, raporton Ekonomia Online.

Sipas Zemajt, dy tre pika të kësaj seance janë kontestuese. Sipas tij, edhe Ligji për Dialogun nuk është i drejtë.

“Dy tre pika që ne mendojmë që janë kontestuese mendojnë që kanë të bëjnë me shpejtimin e çështjeve që janë në kundërshtim me Republikën e Kosovës. U vendos edhe për ligjin për dialogun. Ky ligj që u vendos sot është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, tha Zemaj.

Sipas LDK-së, ky koalicion qeverisës është duke e dëmtuar kushtetutshmërinë e Kuvendit.

“Ky koalicion qeverisës është duke e dëmtuar kushtetutshmërinë e Kosovës. Arsyeja tjetër është që lidhet me buxhetin, kjo mazhorancë e ka futë në krizë buxhetore vendin”, shtoi Zemaj.

Këto komente, Zemaj i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që seanca të jetë të shtunën duke filluar nga ora 10:00.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/241311820123380/

Të ngjashme