Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paraqitur punë 100-ditësh në një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Zemaj ka thënë se gjatë kësaj kohe janë ballafaquar me pandeminë, situatë për të cilën siç tha ai e kanë menaxhuar në mënyrën më të duhur.
Madje sipas tij, Kosova mbete shembull edhe për vendet e tjera. I pari i shëndetësisë në vend tha se pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me Coronavirus do të ketë kontroll rigoroz të masave, duke mos mohuar edhe kthimin e tyre.
Sipas tij, në rritjen e rasteve ka ndikuar edhe ardhja masive e bashkatdhetarëve. Ai ka kërkuar që Policia dhe inspektorët të veprojnë urgjentisht, raporton EO.
Ministri Zemaj ka bërë thirrje edhe që të ndalen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish.
“Në dy ditët e fundit kemi pasur rritje të numrit të rasteve, duhet të punojmë. Mungesa e disiplinës, por edhe ardhje nga jashtë ka bërë të ketë rritje, kjo na bën të kemi angazhim maksimal”.
“Covid nuk zgjedh profesion dhe nuk bën dallime. Aktivitet e liruar duhet të mbahen duke masat, masat e reja shtrënguese janë të obligueshme”.
“Rëndësi të madhe i kemi kushtuar rritjes së kapaciteteve kemi liruar klinika në QKUK dhe Spitalet Rajonale”.
“Kemi shpallur konkursin për 1 500 specializantë. Kemi rekrutuar 375 profesionistë kudër pandemisë. 126 laboratorë privat kryejnë testime. Edhe në Gjermani njihen testet nga Kosova”.
“Kemi blerë mbi 160 mijë i kemi ble, 250 mijë ne tenderim vaksina të gripit sezonal. Kurse për vaksinat anti-Covid jemi në diskutime që të sigurojmë për të gjithë popullatën. Tash i kemi 300 respiratorë në funksion falë donatorëve”.
“Falënderim për të gjithë profesionistët shëndetësor, bashkëpunëtorët e mijë, por edhe raporti me juve medie”, tha ai, raporton EO.
“Të vazhdojmë bashkë që pavarësisht vështërsive jemi të përkushtuar, që ta përmirësojmë shëndetësinë edhe në aspektin legjislativ dhe aktivitet e tjera”.