Minsitri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sa i përket menaxhimit të pandemisë Kosova është shembull.
Këto komente Zemaj i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka shpërndarë një postim ku thuhet se Kosova ka më së paku të infektuar në 100 mijë banorë në krahasim me vendet tjera të rajonit.
“Kur flasim për menaxhimin e pandemisë, Kosova është vend shembull. Faleminderit qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti Covid”, ka thënë Zemaj, që tutje ka bërë thirrje për bartje të maskave e respektim të distancës.