Zemaj: Ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën, Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-sw, Armend Zemaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe nuk i respekton vendimet e këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

“Ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën. Vetëvendosje s’e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe s’i respekton vendimet. E njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtetin. Kosova po humb shumë”, tha ai.

Armend Zemaj akuzoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, për keqpërdorim të takimeve me liderë.

Zemaj u shpreh se Albin Kurti, ngjashëm do veprojë edhe me takimin e ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

”Takimi i ftuar ka qenë sa për sy e faqe, ndaj kështu edhe mund të keqpërdoret nga i pari edhe në takimet me presidenten e vendit. Nëse ata kanë vota tinëzare të deputetëve serbë, edhe ata mund ta thonë haptaz dhe të përballen me elektoratin dhe të kaluarën e tyre”, tha Zemaj.

Të ngjashme