Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë. Nga aty, Zemaj ofroi përkrahjen institucionale për të gjitha gratë që janë të prekur me kancer, raporton Ekonomia Online.
“Nuk do ta kisha llogaritur si ditë të fundit por si çdo ditë e sensibilizimit, përkrahjes dhe parandalimin e një sëmundje që është e rrezikshme për jetën e njeriut, veçanti grave”.
“Bashkë me personelin shëndetësor po shohim për së afërmi angazhimin e tyre dhe avancimin e shërbimeve për të cilat duhet ti realizojmë në të mirë të shëndetit publik”.
Ndërsa drejtori i Klinikës Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se deri më tani kanë kryer mbi 200 mijë shërbime për këto muaj.
“Këtë vit deri në muajin shtator kemi regjistruar deri në 250 raste të reja me kancer të gjirit, ë krahasuar me vitin e kaluar është diku 10 për qind më pak, por që nuk do të thotë se ka më pak raste, por janë vonuar rastet për shkak të pandemisë”.
“Të gjitha rastet që janë diagnostifikuar kanë marrë trajtim adekuat në klinikën tonë ku deri më tani kemi kryer mbi 200 mijë shërbime. Gjatë gjithë kohës po kryejmë edhe mjekimin me rrezatim me disa probleme të vogla në fushën e rrezatimit për shkak të vjetërsisë së aparaturës”, tha ai.