Zemaj: Masat e marra po rezultojnë të suksesshme

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se masat e marra për menaxhimin e pandemisë COVID-19, po kanë sukses.

Ai ka thënë se ky është rezultat i kujdesit të qytetarëve në ditët e fundit, ku kanë mbajtur maska, kanë ruajtur distancën fizike e mbi të gjitha i rritjes së përgjegjësisë dhe sjelljes përballë një rreziku siç është COVID-19.

“Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim rigoroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve, me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Statusi i plotë i tij:

Qytetarë të dashur,

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19. Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet.

Mos u Shliro!
Bashkë për shëndetin e të gjithëve!

QeveriaHoti

Të ngjashme