Zemaj merr zotimin nga donatorët për vazhdim të mbështetjes për shëndetësinë

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me donatorë dhe ambasadorë të huaj në Kosovë për t’i i njoftuar në hollësi për punën që po bëhen në shëndetësi, për dinamikën e angazhimeve për të jetësuar projektet e caktuara, sigurimet shëndetësore për qytetarët si dhe hartimin dhe plotësimin e projektligjeve përkatëse.

Zemaj ka theksuar tutje se ka marrë mbështetje nga këta donatorë për të vazhduar edhe më tutje ndihmës që i kanë dhënë Kosovës në këtë kohë të vështirë.

Ai ka treguar se aktualisht në Kosovë përmes projekteve janë të angazhuar shtetet si SHBA-të, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Qatari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Njoftimi i plotë i tij:

Sapo mora zotimin e donatorëve ndërkombëtarë për vazhdimin e përkrahjes me donacione për Ministrinë e Shëndetësisë dhe shëndetësinë e Kosovës.

Në takimin virtual që zhvilluam sot u vlersua lartë menaxhimii situates epidemiologjike si dhe biseduam për donacionet, ndihmën dhe financimin e projekteve të ardhshme të shëndetësisë sonë, të bazuara në nevojat, kërkesat dhe dokumentet strategjike të MSh-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e donatorëve dhe ambasadorët i njoftova hollësisht për punën që po bëhet në shëndetësi, për dinamikën e angazhimeve për të jetësuar projektet e caktuara, sigurimet shëndetësore për qytetarët, hartimin dhe plotësimin e projektligjeve përkatëse.

Deri më tani, për nevojat e institucioneve shëndetësore të Kosovës, janë ofruar donacione ndërkombëtare me pajisje personale mbrojtëse, kite për testim RT PCR, aparatura, ventilatorë, monitorë për pacientë, autoambulanca, shtretër, koncentrator të oksigjenit, medikamente si dhe gjëra të tjera të rëndësisë së veçant.

Aktualisht përmes projekteve janë të angazhuar donatorët nga shtete të ndryshme si: SHBA-të, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Qatari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

I falënderova ambasadorët dhe donatorët për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme për shëndetësinë tonë, e cila është thelbësore në këtë kohë të vështirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme