Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mjekut Fadil Zuka nga Vitia.
Zemaj ka shkruar se Zuka do të mbetet shembull i profesionistit të përkushtuar e të vlerësuar nga kolegët dhe pacientët.
“Duke i shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit të tij në luftën kundër Covid-19 deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm”, ka shkruar Zemaj në Facebook.