Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka monitoruar testimet që po bëjnë mjekët dhe personeli i IKShPK-së në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, për qytetarët që dyshojnë se janë prekur nga Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Ai e mirëpriti iniciativën e Institutit dhe sipas tij, kjo është mënyrë e mirë që të testohen sa më shumë qytetarë.
Mes tjerash ministri tha që pavarësisht gjendjes me Covid-19 në duhet të jemi të kujdesshëm
“Pavarësisht situatës në kontroll duhet të jemi të kujdesshëm”.
I pyetur se a do ketë ndryshim të masave në rast që do ketë përmasim të situatës Covid-19 ministri tha që masat mbesin të njëjta.
“Do fillojmë edhe me teste të shpejta, teste të avancuara dhe këto teste që tashmë kanë ardhur do të mundësojnë që të jepen në vende të ndryshme dhe do zbatohen shpejtë”.