Zemaj në Ditën Botërore të AIDS: Testet falas janë në dispozicion nga institucionet shëndetësore

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Ditën Botërore kundër AIDS-it thotë se opinioni në këtë ditë sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV.

Ai ka thënë se në këtë ditë rikujtohet se virusi HIV nuk është zhdukur, dhe se ende ka nevojë për ndërgjegjësim.

“Sot është Dita Botërore kundër AIDS-it. Në këtë ditë, opinioni sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV, si dhe për të përkujtuar ata që kanë vdekur nga AIDS. Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur – ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka shkruar edhe se testimi është mënyra e vetme për të zbuluar virusin HIV dhe identifikimi i hershëm ofron siguri për trajtim të suksesshëm. Sipas tij, testet falas dhe anonime janë në dispozicion nga institucionet tona shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme