Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë vizitës në Klinikën e Pediatrisë, tha se janë duke punuar në ngritjen kapaciteteve humane dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, raporton Ekonomia Online.
Zemaj në këtë vizitë u prit nga stafi i pediatrisë në krye me Drejtoreshën Drita Qosaj për të parë më në detaje gjendjen e kësaj klinike.
Ai tha që priten të realizohen disa projekte gjatë vitit 2021 po ashtu edhe objekti i ri.
“Jemi duke punuar shumë për të avancuar shërbimin e studimeve për të rinjtë, duke bashkëpunuar me shtetet e rajonit dhe ballafaqimin dhe mësimin sidomos me sëmundjet e rralla”, theksoi Zemaj
E në anën tjetër edhe Infektologu dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi, tha që ky repart ka punuar shumë sidomos gjatë kohës së Pandemisë.
“Klinika e Pediatrisë ka punuar shumë gjatë pandemisë dhe nuk janë ndalur në asnjë moment” tha Krasniqi.
Ai mes tjerash përgëzoi stafin e kësaj klinike duke treguar që përkundër vështirësive kanë bërë një punë të madhe
Drejtoresha e kësaj klinike, Drita Qosaj tha që stafi saj kanë punuar edhe kur kanë qenë të rrezikuar nga pandemia.
“Gati 2/3 e stafit të kësaj klinike janë ballafaquar me covid-19 dhe prapë kanë dalur në front për t’u kujdesur për këta fëmijë”, përfundoi ajo.
Mes tjerash ajo tha se u është kushtuar një kujdes më i madh fëmijët me pandemi.
“Në klinikën tonë kemi trajtuar fëmijë me pandemi, fëmijë me sëmundje të ndryshme por e kemi menaxhua në mënyrën më të mirë”, tha mes tjerash Qosaj.
I gjithë ky takim u përcoll me aktivitetin e ministrit për t’u shpërndarë disa dhurata fëmijëve e shtruar në Pediatri.