Zemaj në Onkologji: Situata me pandeminë është e menaxhueshme

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë bashkë me kryetaren e grupit të grave deputete, Vlora Limani-Hajnuni, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit, raporton Ekonomia Online.

Ai tutje ka thënë se është njoftuar me sfidat dhe nevojat që ka kjo klinike. Ai ka garantuar se do të përkushtohen që kjo klinikë të bëhet shembull në luftën kundër kancerit.

“Sot isha i ftuar për të mbështetur grupin e grave deputete, po ashtu edhe me drejtorin e kësaj klinike. K m Personeli shëndetësor është duke bërë një punë të madhe duke u përkujdesur për pacientët. Në këtë kohë unë u njoftova për kërkesat dhe nevojat elementare që i kanë apo nevojat që lidhen me investimet kapitale”.

“Ne jemi shumë të përkushtuar jo vetëm në këtë muaj në luftën kundër ndërgjegjësimit të kancerit por në vazhdimësi kjo qendër dhe klinikë të shndërrohet si një qendër shembull për luftimin e kancerit”.

Ministri, Zemaj ka folur edhe për situatën me Coronavirus në vend. Ai ka shtuar se situata me Covid është e menaxhueshme, si dhe ka kërkuar që të mbahet disiplinë nga qytetarët, raporton EO.

“Në këto situata të lehtësimit të frymëmarrjes së lehtë përgatitjet tona janë lëshuar në shumë rrafshe për avancimin e shërbimeve shëndetësore, dhe e shfrytëzuam ketë kohë për çfarëdo përgatitje të situatës”.

“Situata me Covid është e qetë, është e menaxhueshme duhet ta ruajmë disiplinën, që neve të na mundësohet që të ju kthehemi punëve dhe shërbimeve reale”.

Ndërsa deputetja Vlora Limani ka thënë se do të punojnë që infrastruktura që shërben për identifikimin e sëmundjes së kancerit të qohet përpara.

“Bashkë me ministrin do të punojnë që infrastrukturën që shërben për identifikimin e kësaj sëmundje ta shtyjmë deri në pefundim, dhe të shtohen kapacitet edhe nëpër komuna”

Të ngjashme