Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Rajonale të Policisë në Pejë, raporton Ekonomia Online.
Zemaj me këtë rast ka thënë se cdo ditë po bëjnë përgatitjet e nevojshme që ruhet stabiliteti në vend sa i përket menaxhimit të situatës më pandeminë.
Për këtë çështje ai kërkuar edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës.
“Po e shihni që po përgatitem çdo ditë që të ruajmë stabilitetin e pandemisë në vend. Të zbatohen masat e Qeverisë”.
“Po bëjmë një mobilizim që të ruajmë vetën familjet dhe të tjerët. Na duhet bashkëpunim me policinë dhe ju ofrojmë mbështetje logjistike”.
“Ne kemi planifikim ditor, por deri më të tani për të gjitha shpenzimet që kemi pas janë kanë donacione”.
Drejtori i drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, kolonel Sami Shabanaj, tha se janë të përkushtuar në parandalimin e pandemisë, raporton EO.
“Kemi bashkëpunim me ministrinë. Jemi të përkushtuar në parandalimin e Covid-19. E falënderoj ministrin për vizitën”.
Zemaj, më pas merr pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues-CARES”.
Ai gjithashtu viziton edhe Qendrën për Mirëqenien e Gruas – Shtëpia e Sigurt.