Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj,th ka thënë se në javën e fundit ka rritje të numrit më të infektuar me Covid-19, për 26 për qind, raporton Ekonomia Online.
Ai në mbledhjen e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 të mbajtur të enjten ka thënë se sigurimi i vaksinës është mënyra e vetme për parandalimin e pandemisë, por është shprehur se Kosova do të pranojë vetëm vaksinën e miratuar nga OBSh-ja, e jo nga Rusia e Serbia.
“Situata këtë javë tregon se ka rritje të rasteve për 26%. Sot në vlerësim të masave apelon te qytetarët në respektim dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe ky detyrim ligjor rrjedh nga detyrimet e ligjit për zbatimin e masave të përgjithshme. Në situatën që ndodhemi është e domosdoshme që të respektohen nga të gjithë distanca fizike, ajrosja e lokaleve. Humbja për neve nuk është opsion dhe nuk do të ndalemi asnjëherë. Parandalimi deri më tani pati sukses duhet të vazhdojmë me disiplinën dhe me rëndësi është që të gjithë së bashku policia përfaqësues ta bëjnë punën sipas detyrimeve ligjore, duhet të vazhdojmë me këtë disiplinën deri në pritjen e vaksinës”, tha Zemaj.
Zemaj ka thënë se sigurimi i vaksinës anti-Covid është mundësia e parandalimit të pandemisë, por ka thënë se Kosova do të marrë vetëm vaksinat e miratuara nga OBSh-ja dhe jo nga Rusia e Serbia.
“Vaksina është mundësia e parandalimit të virusit edhe për kundër presionit të qytetarëve për vaksinim, ne kemi bërë të qartë dhe nuk do të marrim vaksina nga shteti i Serbisë dhe as nga Rusi. Kosova do të merr vetëm vaksinat e miratuara nga OBSH-ja”, tha Zemaj.
Ai ka thënë se në këtë takim do të marrin vlerësimet nga ekspertët lidhur me situatën Covid-19.
Zemaj ka shtuar se nëse do të ketë rrezikshmëri të përhapjes së virusit, do të ketë kufizim edhe të lëvizjes dhe masa më rigoroze.
“Do të ketë vlerësim të masave për të parandaluar infeksionin bazuar gjithmonë në situatë edhe të shteteve evropiane dhe nëse kemi rrezikshmëri masat do të shkojnë me rigoroze që do të ketë edhe përkufizim të lëvizjes”.
“Ka me vazhdu ndalesa për takimet që mund të rrezikojnë shpërndarjen, shkollat të gjitha niveleve të funksionojnë duke ju përmbajtur strikte manualit”.