Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën për Mirëqenien e Gruas – Shtëpia e Sigurt në Pejë, ku ka përgëzuar për punën që bënë kjo shoqatë, duke u përmetuar edhe mbështeje. raporton Ekononia Online.
Zemaj ka thënë në këtë kohë fokusi i tij është ruajtja e shëndetit .
“Situata pandemika na ka qit në një situatë tjetër. Dëshiroj që ketë muaj ta kalojmë ndryshe duke parë problemet që kanë nënat e motrat tona. Interesimi im është ruajtja e shëndetit në këtë kohë. Nuk mund ta anashkalojmë njëri tjetrin dhe s’duhet lënë anash asnjë kategori”.
“Besoj që do tu ua lehtësojmë punën në rastet që ju i trajtoni. Ku përgëzoj për punën që bëni për rastet që kanë nevojë për mbrojtje. E kemi obligim të përballemi me këto situata.”Të mirat materiale që gëzon ministria do të përkujdesemi që t’ua plotësojmë nevojat që i keni për pajisje”, tha Zemaj.
Drejtoresha e kësaj qendre ka kërkuar zgjatje të kontratave të tyre që ta vazhdojmë punën me strehimin e grave.
“Ne mundohemi me ofruar kushte shtëpie që gratë dhe shtëpitë të vazhdojnë jetën. Ne kemi 16-18 shtretër por, ka më shumë kërkesa që të banojnë këtu. Një grua viktimë këtu qëndron 6-8 muaj por ka raste që qëndrojnë për tu trajtuar në qendrën tonë edhe më gjatë. Këtu ka të strehuar të komunave dhe të gjinive e të moshave të ndryshme”, tha ajo.