Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka hedhur akuza drejt qeverisë së vendit.
“Raporti i KDI-se nxori shifra shqetësuese, kur 74-përqind e qytetarëve tanë thonë se veprimet e qeverisë bëhen në veprime të pa-koordianuara. Kjo është shqetësuese dhe LDK këto çështje i ka ngritur në vazhdimësi”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Bojkoti ndërlidhet me veprimet politike, me jo-legjitimitet që e kanë kjo mazhorancë. E dyta lidhet me veprimet e qeverisë dhe keqpërdorimet që kanë ndodhë gjatë këtij viti qeverisës. Ne kemi bërë propozime adekuate që e përmirësojnë legjislacionin. Pra, ne si LDK kemi propozuar tre ligje, kemi ngritur debate, kemi bërë interpelancë parlamentare dhe kemi bërë edhe debate që lidhen me reformën e sistemit të drejtësisë”, shtoi Zemaj.
Sipas tij, liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për vendin tonë, por pasi të arrihet një çështje tjetër.
“Jemi te vetëdijshëm që qytetarët e Kosovës e kanë nevojën që të lëvizin lirshëm, por para kësaj duhet ta kenë mirëqenien sociale”.
“Paguhen pesë milionë pa asnjë pengesë ligjore për tenderin korruptiv të pasaportave.
Në total kemi humbjen e madhe që e pengon Kosovën të zhvillohet ekonomikisht”, u shpreh ai.
Deputeti i LDK-së hodhi akuza edhe ndaj Kadri Veselit në lidhje me seancën e thirrur nga opozita.
“Kryetari i Kuvendit në mbledhjen e takimit të fundit të kryesisë na ka kushtëzuar që kur t’i bëjmë 61 vota ata do ta thërrasin seancën për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës. Kjo ka qenë më shumë se skandaloze. Bllokimi i opozitës që të shprehen është kushtëzuar me diçka që është jodemokratike”.
“Ne kemi thirr seancë në orën 10, ndërsa mazhoranca ka mbledhur nënshkrimet për orën nëntë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë”, u shpreh Zemaj përballë koleges së tij nga PDK-ja, Blerta Deliu.
“Krejt çka kemi dëshiruar në këtë fazë është që t’i sigurojmë qytetarët tanë se Kuvendi e sheh Kosovën si një dhe të pandashme, dhe miqtë ndërkombëtarë t’i sigurojmë që nuk do të bisedohet për këtë interes”.
“Presidenti i vendit po negocion pa mandat. Qeveria i ka ikur kësaj përgjegjësie. Ne kemi sistem parlamentar, jo presidencial”.
Ne jemi duke i shpeshtuar kontaktet me qytetarët që t’i sigurojmë se nuk do të preken kufijtë e Kosovës, dhe kjo qeveri nuk i ka as numrat për të udhëhequr.
Zemaj e dha një propozim në lidhje me përmirësimin e situatës politike ne vend. Sipas tij “zgjedhjet ofrojnë zgjidhje”.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/zemaj-presidenti-po-negocion-pa-mandat-575767/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright