Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde, ku diskutuan për situatën me pandeminë.
Zemaj ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen në menaxhimin e pandemisë.
Positimi i plotë i tij:
Me mikun e Kosovës, ambasadorin gjerman, z. Joern Rohde, diskutuam sa i përket situatës epidemiologjike dhe sfidave aktuale.
Gjermania është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë.
Mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë dhe të ambasadorit, z. Rohde për të ofruar ndihmë, donacione si dhe përvoja në menaxhimin e situatës epidemiologjike.
Jemi falënderues ndaj Gjermanisë, taksapaguesve gjermanë dhe miqësisë që shtetit tonë i jep krah shteteve të lira e demokratike në Evropë e më gjerë!
Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!