Ministri i Shëndetësisë gjatë takimit me Dodë Gjergjin, theksoi se ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masa anti covid, raporton Ekonomia Online.
Tutje, Zemaj falënderoi Dodë Gjergjin për anagzhimin e dhënë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në kohë pandemie.
“Falënderoj mons. Dodë Gjergji për pritjen dhe angazhimin e madh që të ruhet shëndeti i qytetarëve në kohë pandemie. Në prag të festës së Krishtlindjeve, masat anti covid të cilat janë në fuqi pritet të respektohen. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm që ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masa anti covid”, shtoi ai.
“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është parësore në çdo rrethanë, në veçanti për festat e fund vitit. Faleminderit për pritjen”, tha Zemaj.