Ministria e Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka ndarë mirënjohje për personelin shëndetësor për ballafaqimin me pandeminë COVID-19, raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveritë e kaluara që nuk kanë vendosur prioritet shëndetësinë.
“Ne si ministri kemi bërë aq sa kemi mundur jo maksimalisht edhe pse shëndetësia nuk ka qenë prioritet i Qeveritë e kaluara. Qëllimi ynë i përbashkët është që asnjë mjek mos të mbetet në rrugë. Sot ndihëm i emocionuar që po japim disa mirënjohje. Shfaqim nderimin tonë për ata që humbën jëtën duke mbrojtur qytetarët si punonjës të shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Doktor Sali Ahmeti, Arvër Demiri, Bahri Thaci, Haki Thaci, Rukije Mehmeti, Naim Kuci ishin disa nga ata që morën mirënjohje.
Fjalimi i plotë i Zemajt:
Të nderuara mjeke, mjek, doktor shkence e magjistra të shkencës,Specialist e specializantë të pranishëm,Të dashura infermiere e infermierë,Zyrtarë e punonjës të shëndetësisë,Zonja e zotërinj,Ju ftoj që me një minutë heshtje të nderojmë të gjithë punëtorët shëndetësor që humbën jetën gjatë pandemisë. Nderim për jetën dhe veprën e tyre në shërbim të shëndetit të qytetarëve!Sot jemi këtu, të shprehim falënderimin më të sinqertë, nga zemra,Për heronjtë e heroinat e ditëve tona,Të japim mirënjohje për përkushtimin vetëmohues gjatë pandemisë,Të shprehim nga thellësia e zemrës, disa mirënjohje, edhe pse këto mirënjohje i meritojnë me mijëra mjek e infermierë, staf teknik e vullnetarë të cilët ishin në vijën e parë të frontit kundër covid 19.Më lejoni të cek se si Ministër i Shëndetësisë, së bashku me Qeverinë, kemi punuar jashtëzakonisht shumë që të krijojmë kushte, ambiente, pajisje, furnizime dhe siguri për punën tuaj. Por, kurrë nuk është mjaft. Kemi bërë aq sa kemi mundur, maksimalisht, edhe pse deri sot, shëndetësia nuk është trajtuar si prioritet i qeverive të deritashme. Megjithatë, kemi shtuar kapacitetet humane, kemi përmirësuar furnizimin me barna e material shpenzues. Kemi shtuar specializimet si dhe punonjësit shëndetësor, për aq sa i kishim mundësitë, si dhe kemi kyçur çdo mjek në sistemin shëndetësor. Asnjë mjek të mos gjendet në rrugë.Të nderuar të pranishëm,Sot, ndjehem i emocionuar sepse po japim disa mirënjohje, deri sa në luftën kundër covid 19, ishin të gjithë punonjësit shëndetësorë, stafi menaxherial, profesorët tanë, asistentët e specialistët, ishin të gjitha motrat dhe stafi teknik.Por, megjithatë, ne sot, do të shquajmë disa emra të cilët përfaqësojnë edhe repartet ku ofruan shërbime, përfaqësojnë klinikat e spitalet, sepse, jo të gjithë kemi mundur t’i shpërblejmë me mirënjohje, edhe pse secili e meriton.Zonja e zotërinj,Unë dua të theksoj, respektin e thellë për mjekët, infermierët dhe stafin e shëndetësisë që humbën jetën në luftë me covidin, Të gjithë ata që kanë humbur jetën në këtë përballje të pabarabartë, ne shfaqim nderimin e përjetshëm për jetën e tyre në shërbim të jetës së qytetarëve tanë. Jemi krenar me të gjithë ata që humbën jetën në luftë kundër virusit.Jemi krenar me juve, punonjës të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës të cilët keni dëshmuar me veprën Tuaj se jeni heronj e heroina të ditëve tona.Ftoj, personalitetet e shëndetësisë tonë, të marrin mirënjohje, si nderim simbolik për veprën tuaj të madhe në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve dhe shëndetësisë së Republikës së Kosovës.