Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me estradën e muzikës në Kosovë ku ka theksuar se ndjejnë përgjegjësi për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe se duhet kujdesur për pengimin e sëmundjeve, para shërimit.
Sipas tij, të tilla janë edhe masat anti-COVID.
Zemaj ka thënë se vendimet nuk janë çdo herë të lehta por duhet respektuar dhe se rekomandimet e marra nga estrada sot gjatë takimit, do t’i shtroj për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, transmeton Klan Kosova.
“Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtarit që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim”.
“Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta”, ka shkruar Zemaj në Facebook.