Zemaj takohet me Kosnett-in, flasin rreth situatës me Coronavirus

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Përmes një komunikate për media, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Zemaj dhe Kosnett kanë biseduar rreth menaxhimit të situatës me COVID-19 në Kosovë

Në këtë takim, Ministri Zemaj e njoftoi Ambasadorin amerikan lidhur me prioritet e punës së tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në mënyrë të veçantë, është diskutuar lidhur me masat e ndërmarra për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me pandeminë Covid-19”, thuhet në njoftim.

Zemaj ka falënderuar Kosnett për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës në luftimin e koronavirusit.

“Ministri Zemaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në përgjigje ndaj Covid-19 dhe e ka siguruar atë se MSh do të jetë e angazhuar që të sigurojë mbrojtje shëndetësore kundër Covid-19 për të gjithë qytetarët e saj”, thekson njoftimi.

Ndërkaq Kosnett ka thënë se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim ndërmjet autoriteteve qeveritare dhe qytetarëve.

“Ambasadori theksoi se shumë e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të drejtpërdrejt midis autoriteteve qeveritare dhe qytetarëve ashtu që popullata ta kuptojë rëndësinë e zbatimit të masave mbrojtëse dhe të marr mesazhet e drejta për t’u mbrojtur dhe tejkaluar sfidën e Covid-19”, bëhet e ditur në njoftimin e MSh-së.

Të ngjashme