Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se janë në gatishmëri të përballen me çfarë do situate me të cilën do të mund të përballen të shkaktuar nga pandemia, raporton Ekonomia Online.
Ai pas takimit të Komitetit për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës me Covid-19, tha se do të angazhohen që masat të respektohen në përpikëri
“Do të jemi të gatshëm dhe ne gatishmëri të plotë të përgatitemi për çfarë do vale apo situatë në të cilën do të mund të përballemi. Jemi zotuar që të respektohen masat dhe nuk do të lejomë që askush të rrezikojë shëndetin e të tjerëve nga mos respektimi i masave”, tha Zemaj.
Ai po ashtu ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët, në mënyrë që trendi i rënies së të infektuarave të vazhdojë të ketë rënie.
Zemaj u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
“Kërkova që çdo kush ta bëjë punën e vetë, të vazhdojmë ta mbajmë trendin e përmirësimit dhe të vazhdojmë jetën duke punuar ne sektorët e ndryshme, por gjithmonë duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit publik. “Qeveri e Kosovës edhe sot por edhe në ditët në vazhdim do të mundohet ta mbulojë dëmin ekonomik të shkaktuar dhe edhe një herë bëjë thirrje që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen ekonomike”, tha Zemaj.