Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se janë konfirmuar edhe 100.620 vaksina anti Covid në qershor, për qytetarët e Kosovës.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, thotë se nga komunikimi i fundit që ka pasur sot me COVAX, janë konfirmuar edhe mbi 100 mijë vaksina antiCovid. Këtë komunikim thotë se a përcolli ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Kujtojmë se sot ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe personave të moshuar me vaksinën antiCovid në Kosovë.