Zemaj thotë se MSh-ja me udhëzues do të tregojë ku duhet të bartet maskat e ku jo

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se situata me pandeminë është e menaxhueshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ende ka rrezik, duke shtuar se MSh-ja shumë shpejtë do të dalë me udhëzues se ku duhet të bartet maska e ku jo.

“Kemi rënie të numrit të rasteve ditëve të fundit. Por nuk guxojmë të kemi rikthim të mosdisiplinës, kërkojmë rritje të përgjegjësisë dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës”.

“Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të ofrojë një udhëzues së ku duhet të bartën maskat e ku jo”.

“Si Ministri e Shëndetësisë duhet të zotohemi që prezantimin e të dhënave për COVID-19, do ta bëjmë edhe në gjuhën e personave që janë më aftësi të kufizuara”.

“Kërkoj falje në emrin tim dhe të kolegëve të mi, por herëve tjera do të jemi më të kujdesshëm”.

Zemaj bëri apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Të ngjashme