Zemaj thotë se vetëm me disiplinë do të jemi imun ndaj Covid-19

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 15:51 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se hapja e spitalit covid është në përfundim të procedurave. Ai  ka bër të ditur se do t’i ngritin kapacitetet testuese, për ta parë gjendjen epidemiologjike në vend. Këtë e ka bërë të ditur pas takimit që ka mbajtur me Bordin këshillëdhënës për Covid-19, raporton Eknomia Online.

Zemaj ka thënë se bordi këshillëdhënës po mban takime të rregullta, teksa ka folur për disa propozime që duhet të diskutohen në aspektin shkencorë.

“Mbikëqyrja, definimi  strikt i mbikëqyrjes, senzibilizimini masës dhe opinionit ngritja e nivelit të zbatueshmërisë së masave. Ne duhet të qëndrojmë imun ndan kësaj vetëm nëse e kemi disiplinën dhe çdo ditë kemi numër të rritjes së testimeve dhe sot ju kemi ofruar numrit 1000. Kapacitetet testuese janë rritur dhe jemi në përgatite edhe të zgjerimit të mëtutjeshme.

Zemaj ka folur edhe për Spitalin covid, i cili sipas tij është në përfundim  të procedurave që të jetë i gatshëm për pacientë.

“Kanë përfunduar procedurat projektuese dhe javën tjetër  do të nisin procedurat e renderikit dhe jemi në një procedurë që brenda QKUK-së të shtojmë kapacitetet në shtretër dhe pretendimet tona janë që shume shpejtë të kemi edhe e 100 shterët shtesë”, ka thënë ai.

E mikrobiologu Lul Raka, tha se 78 rekomandime janë zbatuar, ndërsa pjesa tjetër është në proces të zbatimit, derisa tha se zbatimet marrin kohë.

“Prej rekomandimeve të bordit që nga themelimi i saj prej 78 rekomandimeve mund të them se mbi 92 për qind e tyre janë kryer ose janë në proces. 70 për qind janë kryer, ndërsa pjesa tjetër është në prcces sepse rekomandimet tona marrin kohë shumë  deri sa të realizohen. Kurse rekomandimet që nuk janë përmbajtur  nuk ndërlidhen drejtpërdrejtë me Ministrinë e Shëndetësisë. Shembull propozimi jonë ka qenë që të mbahet testi i arritshmërisë por nuk është mbajt. Një element tjetër është transparenca sepse të gjitha rekomandimet tona i gjë i në qeb faqen e ministrisë dhe nuk kemi dashur të fshehim asgjë”, tha Raka.

Ai u shpreh se Kosova qëndron më mirë sesa vendet tjera na aspektin e rasteve pozitive me COVID-19.

“Sot është diskutuar për konviktet, për mësimin e shkollimit të lartë dhe kufijtë sepse keni parë çështjen e reciprocitetit. Kosova është në mesin e shteteve me nurin e rasteve më të vogël më të infektuar në 100 mijë banorë, ndërsa pjesa tjetër e Evropës çdo ditë e më shumë rriten rastet”, tha Raka.

Të ngjashme