Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka ndarë mirënjohje anëtarëve të bordit këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se bordi këshillëdhënës ka luajtur rol të rëndësishëm.
“Krahas trupave të tjerë, bordi këshillëdhënës ka luajtur rol të rëndësishëm. Idetë e juaja përkushtimi përcjellja e rekomandimeve tregon që ky bashkëpunim ka sjellë frytet e veta. Unë jam shumë i kënaqur pjesa që ndërlidhet është menaxhimi i lejimit të aspekteve shoqërore si arsimi”, tha Zemaj.
Zemaj ka thënë se mësimi do të fillojë me 18 janar.
“Tash po fillojmë me datën 18 mësimin. Dhe do të shohim a do të ecim me të njëjtën dinamikë sa i përket fillimit të mësimit”. Ai tha se e kanë ndarë këtë ditë të veçantë që për këtë periudhë të ndajmë mirënjohje për punën që nënkupton shërbim të mirëqenies së qytetarëve.
Ai po ashtu theksoi se sot në ora tre do të dalim me masa të reja.
Mikrobiologu, Lul Raka, i cili ka qenë anëtarë i këtij bordi ka falënderoi të gjithë anëtarët e bordit. Ai tha së gjatë punës janë munduar t’i japin rezultatet e fundit që duhet të jenë udhërrëfyes për shtetin.
“Ç’farë do vendimi që kemi marrë ka qemë në interes të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Rezultatet e fundit tregojnë se numri i rasteve në tri katër javët e fundit ka rënë, Kosova qëndron më së miri në rajon”, tha Raka.