Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi të tij në Facebook ka uruar ditën botërore të Humanizmit, duke e cilësuar si një ditë që mjekët dhe profesionistët shëndetësor meritojnë mirënjohje, raporton Ekonomia Online.
Postimi i plotë:
Sot është dita botërore e Humanizmit. Në këtë ditë të shënuar festohet për humanizmin, ngaqë njerëzit ndihmojnë njëri tjetrin. Puna humanitare dhe punëtorët vullnetar i japin kuptim çdo dite të jetës.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët – të gjithë profesionistët shëndetësor, sepse në këtë kohë ata janë njerëzit më human. Personalisht sakrifikojnë, ngase këtë ua kërkon edhe profesioni që kanë zgjedhur. Janë heronjtë e heshtur në këtë situatë të trazuar nga pandemia Covid19.
Mirënjohje pafund!