Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksina anti-Covid pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt, raporton Ekonomia Online.
Zemaj tha se janë duke punuar në sigurimin e kësaj vaksine.
Ai ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat.
“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.
Ai tha që nuk do ketë lirim të masave që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë.