Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është i ftuar në emisionin Pressing në T7.
Zemaj thotë se masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kanë dhënë efekt.
“Rezultatet janë të dukshme. Projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ishin që ne pothuajse për dy javë ose një 10 ditësh kishim një mijë e më shumë raste pozitive nëse do të vazhdohej pa mbyllje”, tha Zemaj.
“Kulmi ka ardhur në një ditë kur kishim diku 927 raste. Prej asaj pjesë lakorja shkoi duke u stabilizu”, shtoi ai.
“Numri i shëruarve ditëve të fundit është më i lartë se numri i të infektuarve dhe kjo është ajo lëvizja pozitive me masat në fuqi. Adresimi është që masat të vazhdohen”, tha ministri.