Zemaj: Vendimin e delegatëve duhet ta respektojmë, vetëm një LDK e fortë i shërben një Kosove të fortë

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e partisë, duke thënë se vendimin e kanë marrë delegatët dhe se ai duhet respektuar.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se 51 për qind e delegatëve të pranishëm u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.

“Dje, për LDK-në, vendosi anëtarësia.

51% e delegatëve prezentë u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.

Ky është vendimi politik që duhet respektuar.

LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj.

Unë prapë vazhdoj të besoj se vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë një Kosove të fortë.

Prandaj përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë!

Krenar gjithmonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Të ngjashme