Zemaj viziton punimet në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Suharekë, premton staf shëndetësor për ta

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Nga aty, Zemaj ka thënë se Coronavirusi po godet secilën grupmoshë, por që më e prekura mbeten të moshuarit.

Zemaj ka premtuar se në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesen që t’i sigurojnë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve.

Postimi i plotë i tij:

Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Bashkë me kryetarin e shoqatës, Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve!

Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3270803676299823?__xts__[0]=68.ARDoD8oLiAFND3GguNg3b9BAQu8klKfRz2RjGgactUYP5sD6k7BeeiP67v_31IgSEa1Mj3X27yQghDJCYB80wWsI675aK1sAdYzOd6cQoboIB5ot9caxGqTuv0bznjkvnqvFjlcdTzkiJbBC-XK-4dSw9Ck-F2r49KuqbrH1Zx5apqCO18zA8W87JvAw_p7dhkY57vnXUfDZOX3mHyeclKHlQS3LT9D4qcKMZnF8Ssx6AoTZH_i9ll98gPc0yXy_CdoQqfF1h4LF8SPyXuWk6a7oyINX36VNGOfgncRTNSeH2zqEeU1JCl9aDsT2-oJGmAkIrv_mQQkyf-yDewDFZlAJfw&__tn__=-R

Të ngjashme