Ish- ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, siç ka thënë ai për mosmenaxhim të situatës së duhur me pandeminë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vonesa në sigurimin e vaksinës do të ishte dëshpëruese.
Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike
Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente.
Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.
Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës.
Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.
Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë!