Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë interpelancës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për rastin Dehari, ka thënë se vrasjet në emër të partive kanë mbetur një njollë e zezë.
Ai tha se partia që ai përfaqësoj do të jetë iniciatore e reformave në drejtësi, raporton Ekonomia Online.
Sipas Zemajt, Kosovës i duhet një qeveri proevropiane dhe “që i ka duart e lira”.
“Rastet e vrasjeve në emër të partive politike mbeten njollë e zezë. Rastet e hetimeve që fillojnë me kompozitet përfundojnë me lirime. Kemi shumë punë për të bërë si deputet. LDK do të jetë iniciatorë të reformave në drejtësi. Vendit i duhet qeveri e re proevropiane, me vizion të qartë dhe që i ka duart e lira”