Duke e ditur që tashmë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor 2020, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19, ato duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera dhe gjithashtu duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi, ka thënë Zemaj
Bashkë me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për mënyrë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ne të dy komunat .Edhe në këtë rast, duhet të respektohen me rigorozitet ligjin, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi në mënyrë që data 29 nëntori, ditë kur do të zhvillohet procesi zgjedhor në asnjë rast të mos lejojmë që të jetë shkak i rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid 19.
Ndërsa në ditët në vijim, bashkë me IPKSHP-në do të dalim edhe më hapa konkret për ti rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve. Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik, gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd .
Prandaj, respektoni ligjin, vendimet, respektoni vetën dhe bashkë të kujdesemi për shëndetin e njëri tjetrit.
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!