Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesja e komisionit për Shëndetësi Albena Reshitaj ka pyetur ministrin Zemaj se sa po zbatohet manuali dhe a është situata në kontroll me Covid-19?
“Keni miratuar manualin për mbrojtje nga Covid-19, sa po zbatohet nga qytetarët dhe a është situata në kontroll. Si qëndron puna me testet dhe pajisjet e tjera, tani janë lenuar edhe laboratorët privat dhe kemi marr informata për çmime të ndryshme dhe a keni lejuar lirime për pagesat e qytetarëve”.
Ministri Zemaj ka thënë se që nga hartim i manualit kanë rrit nivelin e zbatueshmërisë së masave.
Zemaj ka kërkuar edhe disiplinë nga qytetarët, mirëpo tha se shqetësuese është vdekshmëria.
Ai ka thënë se do të sigurohen 7 aparatura për laboratorë, një në IKShPK dhe 6 në qendrat rajonale. Këtë javë Zemaj ka thënë se do të zgjerohet edhe kapaciteti i testimeve duke siguruar mbi 100 mijë teste.
Ai ka thënë se së shpejti do të fillojnë testimet edhe në 6 qendrat rajonale.
“Sa i përket vlerësimit ne kemi pasur një koncentrim të rasteve sidomos dy javëve të fundit dhe pjesa tjetër që lidhet me vdekshmëri dhe numrin e të testimeve. Që nga hartim i manualit ne kemi rrit nivelin e zbatueshmërisë së masave dhe jam angazhuar personalisht në këtë koordinim përtej mundësive tona ligjore duke koordinuar punën me policinë dhe inspektoratin por duhet një disiplinë më e mirë. Sa i përket mbikëqyrjes kemi bërë hapa progresiv. Këtë javë kemi hartuar edhe protokollin e ri klinik i cili është me rëndësi në menaxhim të situatës”.
“Me marrjen e mandatit tim është parë zgjerimi edhe në klinikat rajonale të ofrojnë shërbime. Është shqetësues vdekshmëria në të gjitha nivelet. Kemi filluar me fazën e angazhimit të 200 specialistëve, dhe 350 profesionistë shëndetësor dhe në javën tjetër zgjerohemi me kapacitetet testuese në 6 qendra rajonale të IKShPK-së, do të sigurojmë 7 aparatura për laboratorët 1 në IKSHPK dhe 6 në qendra rajonale dhe duke siguruar më shumë se 100 mijë teste”.
“Këtë javë do futemi në vlerësimin e masave dhe jemi në përgatitje dhe marrjen e imputeve për fillimin e vitit të ri shkollor”.
Ndërsa për licencimin e laboratorëve privat Zemaj tha se janë licencuar vetëm laboratorët që kryejnë testime serologjike.
Ai ka shtuar se janë duke planifikuar që në qendrat rajonale të ofrohen rreth 3 500 testime falas për qytetarët, raporton EO.
“Furnizimi me oksigjen është përgjegjësi e ShSKUK-së. Ne nuk kemi licencuar laboratorë, por vetëm pjesën që lidhen me testimet serologjike dhe molekulare. E kom konsideruar që 18-20% e TVSh t’i paguhen qytetarëve nga Qeveria e Kosovës. Është planifikuar që brenda ditës t’i kemi 3 500 testime falas në qendrat rajonale”.
Zemaj ka thënë se pas ndërmarrjes së masave të reja janë kryer më shumë se 25 mijë kontrolle.
“Ne i marrim me kohë masat dhe i vlerësojmë dhe jemi në kontakt me komunat e Kosovës për të ndërtuar frontin e përbashkët në luftimin e pandemisë. Pas ndërmarrjes së masave të reja janë kryer më shumë 25 mijë kontrolle që kanë kundërvu me gjoba dhe mbyllje të lokaleve dhe ky kapacitet ka treguar rezultate të nevojshme”.
“Ne jemi duke shkuar në bazë të planifikimeve dhe nëse mendoni që ne mund të bëjmë blerje të testimeve është e pamundshme, ne jemi në përfundim të tenderimit dhe janë procedura ligjore, kemi siguruar 41 mijë teste që i kemi si rezervë dhe shumë shpejt do të kryhen procedurat për blerjen e 100 mijë testimeve”.
Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka thënë se situata është e rënë. Ai ka tha se nuk po punohet sa duhet për hapjen e shkollave, raporton EO.
“Janë disa propozime për hapjen e shkollave dhe mendoj që në këtë drejtim duhet të punohet më shumë, sepse nuk është duke u punuar sa duhet sidomos për moshat e ulëta. Nuk e konsideroj që platformat online e zëvendësojnë mësimin në shkolla”.
Fitim Uka nga VV-ja ka kritikuar ministrin Zemaj se nuk po menaxhohet situata si duhet. Ai ka thënë se nuk janë mbajtur premtimet që do të vinë 100 mijë teste.
“Ne jemi vendi i parë diju për nga numri i vdekjeve, përgjegjësi për këtë shkallë është e udhëheqjes politike të situatës. Pandemia s’ka përfunduar dhe testimet masive nuk kanë ndodh dhe keni thënë që do të vinë 100 mijë teste dhe ato ende nuk kanë ardhur kur ne kemi parë rritje të numrit të madh të rasteve dhe kjo nuk është indikator i menaxhimit të mirë të situatës”.
“Konkursi i specializimeve a është në përputhje me ligjin dhe a i keni respektuar të gjitha rekomandimet të IKSHPK-së me kohë. Në buxhetin për arsim kemi pasur reduktim prej mbi 11 milionë euro, ndërsa ministri Likaj thotë se ka kërkuar rritje të buxhetit”, ka shtuar ai.