Tashmë mund të thuhet pa asnjë dyshim se është hit.
Projekti më i ri nga Dhurata Dora dhe superylli algjerian që vepron në tregun mbarë botëror, Soolking, duket se është i destinuar për sukses.
Vetëm 24 orë kanë mjaftuar që projekti të gjenerojë gjashtë mlionë klikime në rrjetin social YouTube.
Se projekti është hit i madh nuk është ndonjë befasi e madhe pasi në të ka punuar njeriu i hiteve, Big Bang nga shtëpia muzikore, RedBox.
Ndërkaq, videoklipi është punuar nga Max Production.
Mbetet të shihet nëse ky projekt do të thyejë rekorde tjera në YouTube.