“Zemlak”, “Mos ofendo, marre” – Përplasen në komision deputetët e AAK-së dhe VV-së

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 12:31 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, derisa po raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, raporton Ekonomia Online.

Derisa, deputeti Batusha, i bëri thirrje opozitës që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, replikoi ashpër, duke i thënë që të “mos mbaj ligjërata”.

“Nuk jeni ju në pozitë me na mbajt ligjërata për votim të marrëveshjeve, ju se keni votu marrëveshjen e stabilizim-asoccimit”, tha Kadrijaj.

Batusha, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se deputetë të AAK-së, kanë pirë, siç pretendojë ai “raki me terroristin Milan Radojçiq”.

Derisa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadrijajt.

“Zemlak, mos shpif, mos rrej”, tha Kadrijaj

“Mos ofendo, marre”, ia ktheu Batusha.

Të ngjashme