Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se ka përsëritur kërkesat e vazhdueshme të Policisë gjatë takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.
Kështu është shprehur Zeqiri për emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini.
“Në këtë takim prapë i kemi diskutuar të gjitha kërkesat e Policisë së Kosovës. Ku si kërkesa kryesore kanë qenë veshmbathjet e punës, mjetet e punës, mjetet logjistike etj, etj. Ministri ka njoftuar se janë bërë disa investime kapitale rreth përmirësimit edhe të Infrastrukturës së objekteve policore, pajisjeve policore dhe logjistike., Me një fjalë të gjitha pajisjet që iu nevojitet policisë për mbajtjen të rendit dhe qetësisë publike dhe të integritetit të vendit. Kemi diskutuar edhe për kërkesat e tjera, kemi diskutuar edhe për çështjen e sigurimit shëndetësor dhe jetësor. Na u tha se është duke u punuar në atë drejtim që të bëhet ligji për sigurimin shëndetësorë dhe jetësor në nivel vendi. Poashtu kemi diskutuar edhe ligjin për pensionimin e policis mbi 55 vjeç. Kërkesë e kahershme që të jetë e njëjtë me atë të FSK-së. Edhe për këtë çështje kanë thënë see është duke u punuar në atë drejtim, nga një ministri tjetër, nuk është diskutu për modalitetin, por kërkesë e jonja ka qenë të jetë identike si ajo e FSK-së”, deklaroi Zeqiri.
Zeqiri shtoi se “sa i përket çështjes së rrezikshmërisë është diskutuar edhe çështja e Aktgjykimit të Gjykatës së Kushtetuese”.
“Mendojmë se jemi në realizim të tri pikave: zbritje pagash nuk do të ketë (ashtu siç thotë Ligji dhe Aktgjykimi I Gjykatës Kushtetuese), poashtu Zbritje e përvojës. Aktgjykimi I Gjykatës Kushtetuese thuhet se “Një e drejtë e fituar nuk duhet anuluar”, dhe na vie si e drejtë që e kemi pasur të fituar tek e shtesa për rrezikshmëri. Si dhe shtesa për punë veçantë tek pjesa e stafit civil, Ministri veçse është deklaruar se vendimet e Gjykatës do të aprovohen”, shtoi Zeqiri.