Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas janë një nga çiftet më jetëgjatë në Hollyëood. Së fundmi ata u shfaqën në Monaco të kapur për dore gjatë gjithë kohës, shumë të dashuruar.
Çifti është i martuar prej 22 vitesh, por duhen si ditën e parë.
Aktorja tashmë ka zbuluar sekretin e të qenit e martuar për kaq gjatë në një intervistë.
“Ne kurrë, kurrë nuk e kemi humbur sensin tonë të humorit. Para së gjithash, ne argëtohemi shumë së bashku,” tha ajo.
“Burri im është 25 vjet më i madh se unë, nuk është sekret, me çdo lidhje nuk do të ishte normale nëse nuk do të kishte ulje-ngritje. Konstantja është dashuria dhe respekti dhe shijimi i shoqërisë së njëri-tjetrit”.