Aktorja dhe fituesja e një çmimi Oscar, Catherine Zeta-Jones gjatë karrierës ka luajtur në shumë krijime filmike.
Ashtu si shumë aktore, 49-vjeçarja ka folur rreth asaj se sa është e vështirë të jesh një grua në botën e Hollivudit.
Sipas “In Style”, zeshkania tha se gratë ende duhet të merren me presione më të larta se burrat.
“Kjo punë është shumë e vështirë, sidomos për gratë, nuk duhet të përulemi. Asgjë nuk ka ndryshuar deri më tani, mund të pretendojmë që gjendja e sotme në Hollywood është e ndryshme, por jo”, tha fillimisht bukuroshja.
“Rrjetet sociale kanë bërë një hap më tutje, sepse gjithçka duket më bukur dhe më mirë se sa duket me të vërtetë”, tha gruaja e Michael Douglasit.
Me këtë të fundit, së bashku ata kaluan vështirësi të ndryshme dhe aktorja tregoi tani se sa e vështirë ishte për të gjithë familjen kur një grua e akuzoi aktorin për ngacmime seksuale.
“Ne u shkatërruan pas atyre akuzave. Ne nuk e dinim se kush ishte ajo grua që e akuzonte Michaelin. Me të cilin kam pasur një bisedë serioze. Edhe fëmijët janë të përfshirë në këtë bisedë”, tha aktorja 49-vjeçare.