Një diplomat i lartë amerikan po udhëton drejt Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor për të mbështetur rajonin ndaj asaj që Departamenti i Shtetit e quan “agresioni i Rusisë në rajon”.
Zëvendës-sekretari i shtetit, John J. Sullivan, më 13 dhjetor, do të zhvillojë bisedime në Bratislavë, Sllovaki, dhe gjithashtu do të vizitojë Vjenën, Sofjen, Sarajevën, Shkupin dhe Varshavën në udhëtimin, i cili do të vazhdojë deri më 20 dhjetor.
Në Bratislavë, Sullivan do të “kërkojë zyrtarët e lartë sllovakë të përdorin kryesinë e tyre të ardhshme të OSBE për të përforcuar përgjigjen e organizatës ndaj agresionit të Rusisë në Evropë”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
Në Vjenë, ai pritet të falënderojë Austrinë për kontributet e tij në bashkëpunimin e sigurisë në Afganistan dhe Ballkanin Perëndimor “dhe do të theksojë tek zyrtarët e lartë nevojën për të luftuar aktivitetet malinje iraniane dhe ruse”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, ai shtoi se “pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme me aktivitetin destabilizues të Rusisë”, Sullivan do të udhëheqë në Vjenë një “dialog kundër terrorizmit me Zëvendësministrin e Jashtëm rus Oleg Syromolotov, ” bashkëpunim ky nga i cili mund të përfitonte siguri populli amerikan duke parandaluar sulme të ardhshme terroriste”.
Më 16 dhjetor, në Sarajevë, Sullivan do të shtyjë zyrtarët për të punuar për “të ruajtur stabilitetin dhe për të vazhduar reformat në rrugën e vendit drejt Perëndimit”.
Departamenti i Shtetit tha se ndalesa e Sullivan në Shkup më 18 dhjetor do të përfaqësojë vizitën diplomatike të nivelit të lartë të SHBA në Maqedoni që nga viti 2001.
Ai do të diskutojë çështjet rajonale, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar Marrëveshjen e Prespës, sipas të cilës Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut në këmbim të premtimit të Athinës për të ndaluar bllokimin e hyrjes së saj në NATO dhe BE.
Në Varshavë më 19 dhjetor, Sullivan do të “riafirmojë angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për aleancën e NATO-s”, tha Departamenti i Shtetit.