Zëvendësdrejtori i IML-së, Naim Uka, jep dorëheqje

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, ka dhënë dorëheqje.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Është e vërtetë. Zotëri Naim Uka ka ofruar dorëheqje të parevokueshme”, tha Nimoni.

Dorëheqja e Ukës vjen një ditë pasi u bë e ditur se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Të ngjashme