Në takimin që Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, u bisedua për ecurinë e programeve të Bankës Botërore në Kosovë dhe projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme si shëndetësi, edukim, politika sociale, mjedisore, etj.
U diskutua edhe se si mund të përmirësohet bashkëpunimi në projektet e ardhshme mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore. Zëvendëskryeministri Bislimi njoftoi Paolucci për reformat të ndryshme në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si dhe synimet e Qeverisë që përveç forcimit dhe përmirësimit të skemave sociale që reflektojnë nevojën e popullsisë për këto skema, të bashkëpunohet në mekanizma shtesë për të zvogëluar një nevojë të tillë.
Paolucci u shpreh i hapur që të diskutojnë çfarëdo iniciative të Qeverisë me qëllim që të ofrohen opsionet më të mira në kuadër të mundësive të tyre.