Zëvendëskryeministri Bislimi takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ata biseduan rreth një mori temash si fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, mbi procesin e dialogut, përfshirë dy takimet e fundit në Bruksel të mbajtura në nivel të kryenegociatorëve por edhe zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Të ngjashme