Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qëndruar dje në Bruksel ku ka pasur takim me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.
Në kryeqytetin evropian është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë.
“Në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Tutje bëhet e ditur se grupet punuese për targat e veturave kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare.
“Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të veturave. Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian”, thuhet tutje.