Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Jan Braathu me bashkëpunëtorë.
Takimi kishte qëllim informues, me ç‘rast të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.
Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu, uroi Zëvendëskryeministrin për fillimin e punës, ndërsa z. Selmanaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Misionin e OSBE-së në përmbushjen e objektivave të të dyja palëve.
Njëherit, Zëvendëskryeministri Selmanaj shfrytëzoi rastin të falënderojë personalisht Ambasadorin Braathu për punën që ka bërë dhe vazhdon ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.