Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando, me të cilin u zotuan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj e falënderoi ambasadorin italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.
Ndërsa, ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.